Korçë, kapet në arrati i dënuari për sulm ndaj policisë

redaktor

Policia vendore bëri dje arrestimin e të kërkuarit Dhimitraq Gulimaçi, 31 vjeç, banues në lagjen nr. 1, pasi Gjykata e Rrethit, me vendim nr.468, të datës 24 korrik 2014, e ka dënuar në mungesë me 20 ditë burg, për veprën penale të “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Po kështu nisi procedim dhe u shpall në kërkim A.L., 36 vjeç, pasi në lagjen nr. 2, në banesën e J.M., 26 vjeçe, dyshohet se ka vjedhur 8 aparate celulari të përdorur. Nën akuzë u mor edhe Gj.G., pasi ndaj tij bëri denoncim M. V., se i ka zaptuar tarracën e një godine në pronësi të tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *