Korçë, kërcënon ish-gruan për pronësi, akuzë nuses për dhunë

redaktor

Një grua denoncon ish-burrin se e ka kanosur për motive pronësie, kurse një burrë akuzoi nusen e djalit të tij se e dhunon fizikisht. Policia vendore nisi procedimin penal për të dyshuarin I. L., 28 vjeç, banues në Ersekë, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie ka kanosur ish-bashkëshorten K. Dh., 23 vjeçe. Kurse H. M., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 6, u mor në mbrojtje, pasi nusja e djalit B. M., 31 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Policia nisi hetimet edhe për denoncimin e E. K., banuese në Zboq, të cilës i kanë vjedhur telefonin në maternitet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *