Korçë, kontrabandë, vjedhje e kanosje, 3 nën akuzë

anazapta

Tre persona, mes të cilëve edhe një grua tregtare, u proceduan për kontrabandë, kanosje dhe vjedhje. Në gjendje të lirë po hetohet S. K., 32 vjeçe, banues në lagjen nr. 16, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në dyqan iu gjetën dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme vaj ulliri si dhe detergjentë, që dyshohet se janë kontrabandë. Kurse Xh. D., 56 vjeç, banues në Devoll akuzohet se ka kanosur fqinjën e tij L. D., 48 vjeçe dhe Ç. V., 41 vjeç, nga Korça, ka kërcënuar vajzë e tij. Po dje u evidentua edhe vjedhja e shkollës së mesme Propisht, ku janë vjedhur pajisje të ndryshme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *