Korçë, kultivonin kanabis në vazo, arrestohen 2 kushërinjtë

redaktor

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, pasi në banesën e tyre u gjetën disa rrënjë kanabis. Sipas policisë kanë rënë në pranga Thoma Bregu 54 vjeç dhe Birah Bregu 61 vjeç, të dy banues në fshatin Dishnicë. Ata janë kushërinj.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në banesën e shtetasit Thoma Bregu, iu gjetën dhe asgjësuan në vend me anë të djegies, 123 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve proceduriale e kontrolleve të kryera në lidhje me këtë rast edhe shtetasit Birah Bregu, iu gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në vazo lulesh në banesën e tij.

Materialet i kaluan prokurorisë të rrethit gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *