Një çift mbeti i plagosur në një aksident automobilistik ditën e djeshme në aksin Korçë-Pogradec. Nga të dhënat e para raportohet se dy personat e plagosur janë burrë e grua. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Podgorie. Policia tha se ngjarja ndodhi në të dalë të fshatit Podgorie, kur makina me targë KO0606A, me drejtues mjeti G. H., rreth 40 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja T. G., 35 vjeçe, doli nga rruga dhe u rrokullis. Bashkëshortët janë plagosur rëndë dhe u dërguan në spital. U ngrit një grup hetimor që po verifikon shkaqet e ngjarjes.
