Vdes në aksident gazetarja e News 24, Dade: Pengu i një interviste të parealizuar

anazapta

Humb jetën në një aksident rrugor teksa ndodhej në krye të detyrës, gazetarja e News 24, GSH dhe BalkanWeb, Enkelejda Skënderasi, 29 vjeçe. Ngjarja ndodhi në orën 12:45 të ditës së djeshme pranë fshatit Panarit teksa Enkelejda kthehej nga një aktivitet për  “100 vjetorin e masakres së Panaritit” së bashku me kolegë të tjerë. Fatkeqësisht misioni i saj është ndërprerë, teksa makina me të cilën gazetarja 29-vjeçare dhe tre kameramanë të televizionit ktheheshin nga fshati i Panaritit, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen Enkelejda ndërsa tre kameramanët dhe shoferi morën dëmtime të lehta.

Dëshmia

Aksidenti ndodhi mesditën e djeshme në degëzimin e fshatit Panarit-Vithkuq, Korçë, ku gjatë humbjes së kontrollit të automjetit të drejtuar nga Daniel Hyka, punonjës i Dejtorisë Pyjore në Korçë, fuoristrada me targa angleze K 679 EJM ka dalë nga rruga dhe ka rënë 20 metra në greminë. Enkelejda ka marrë plagë në kokë të cilat i shkaktuan vdekjen rrugës për në spital.  Operatori Reshit Dikolli i cili ndodhej në automjetin e aksidentuar  u shpreh se gazetarja Enkelejda Skënderi ishte ulur në vendin e parë të automjetit dhe e kishte vendosur rripin e sigurimit. “Shoferi kishte ndaluar sepse kishte dalë një makine tjetër përpara. Nuk ka qenë asnjë manovër e gabuar e shoferit. Ishim në malore dhe shoferi ndaloi. Enkelejda ishte ulur në vendin e parë, unë isha ulur mbrapa dhe kishte vendosur rripin e sigurimit por në momentin që makina u nis rrëshkiti nga zhavorri. Ne ramë poshtë dhe Enkelejda doli nga makina dhe u përplas në një shkëmb, ne e gjetëm jashtë të mbuluar në gjak” tha Dikolli.

Enkelejda Skënderasi ka lindur ne qytetin e Korçës më 1 tetor të vitit 1985. Pas përfundimit të studimeve në degën Filozofi-Sociologji në Universitetin “Fan Noli” ka nisur të ushtrojë profesionin e gazetares. Do të ketë homazhe sot në orën 12:00 në Teatrin “A. Zako Çajupi”.

Arta Dade: Më ngeli peng një intervistë që nuk e bëra dot me Enkelejdën

Deputetja socialiste Arta Dade, e cila e njihte prej vitesh Enkelejden tregon takimin dhe bisedën e fundit me të si dhe një fotografi së bashku gjysmë ore para aksidentit tragjik

“Jam tepër e tronditur… Ishte një gazetare me shumë pasion, e papërtuar asnjëherë, e palodhur. E kam të pamundur të gjej fjalët ngushëlluese për familjen dhe të afërmit e saj. Isha tek nëna e saj sot dhe tronditja që vazhdoj të ndiej për humbjen e jetës së Enkelejdës është e papërshkrueshme. Ishte shembulli i vajzës së re me shumë pasion. Kur u pamë me një grup vajzash sot në Panarit me rastin e përkujtimit të masakrës që ka ndodhur aty nga andartët grekë, u përqafuam sikur të kishim kohë pa u parë. Në fakt ishim takuar vetëm një javë më parë në përvjetorin e masakrës së Borovës. Më vjen shumë keq…  Jam shumë e tronditur. Më ka ngelur një peng i madh një intervistë që Enkelejda më kërkoi t’i jepja dhe që unë e premtova për pas aktivitetit. I thashë do flasim në Vithkuq ku ishte shtruar edhe dreka. Por ajo intervistë nuk mundi të realizohej. Jam shumë e prekur që Enkelejda në mënyrë të rrufeshme postoi në Facebook dhe në faqen online të Gazetës Shqiptare fotografinë që bëmë së bashku në Panarit, vetëm gjysmë ore para aksidentit. Kjo fotografi do të mbetet një kujtim shumë i çmuar për mua. Dhe unë do ta mbaj gjithnjë në mendje Enkelejdën të pastër, të çiltër, të dashur shumë dinjitoze, shumë të mençur, mjaft e artikuluar, cilësi këto të vyera për një gazetare…”

 

skenderasi

Share This Article
23 Comments
  • Dhimbje e madhe, hidherim i pamate, per humbjen e nje gazetareje teper profesioniste dhe serioze.
    Ngushellimet e mija shkojne per familjen e saj, koleget e televizionit ku punonte dhe te gjitheve atyre qe e kane njohur.
    U prefsh ne paqe gazetarja e stilit perendimor Enkelejda Skenderasi.

  • E njoh mirë atë zonë? Mendoj se në këte kohe te thate nuk kish pse binte makina? Mos ka qënë një cikë çakerrqejf shoferi dhe ja ka krisur muhabetit? Gazetarja u prehtë në paqe dhe nga mbiemri më duket sikur e ka origjinën nga Panariti? Nuk mund te rri pa thenë se sot ekziston nje rracë shoferash qe nuk kane kurse te shoferllëkut por kurse të debilllëkut !? Jeta e gazetares iku por keta debila vazhdojne te ekzistojnë pa e provuar ndonjëherë “djegien e asaj patente dhe heqjen pergjithmonë të se drejtes per te mbajtur timon”??? Ike moj e mjera dhe e mira Enkelejda dhe ne nuk kemi cfare te bejmë për ty pos ngushellimeve! Sa para bën?

  • Ore po ky Pellumb Zaimi specialist ne cdo fushe,qeka dhe ekspert aksidentesh…po ik o kapter m..se na ke car trapin me keto komentet e tu,po pse o debil do behej shoferi cakerqejfe ne nje perkujtimore? Shoferit do ti ngelet peng tere jeten Pumja na bene specialistin..

    • Pellumb Zaimi tha qe shoferet duhet te jene te kujdesshem! Kaq ! C’ka per ta fyerellumbin ?! Rruga sado e veshtire te jete, po te kesh nje kujdes normal nuk te gjen rreziku.

    • Ky forum ka një lloj morri/ pseudonimsin selfo qorri/? Po si nuk the një fjalë ngushëllimi o magjar halldup? Herë del si “alfred”,herë si”doktori i terapisë”,herë si “babo” dhe gjithnjë ha e di çfarë? Fillon me gërmën “M…” !!??!? Gjeje?

    • Ky selfo qorri qeka si unë buf. Nuk i lexoka fare komentet se nuk shef ditën. Baje pseudonimin “selfo bufi”. Ah jo, nuk te shkon se paske ene trut të mangët. Baje “selfo trubufi “. Tash jena ne rregull trapqorro.

  • Ngushellimet me te sinqerta familjes. te afermeve e kolegeve.
    Te rinjt kurbane te ketij vendi.
    I perjetshem kujtimi i saj.

  • ‘Aksidenti ndodhi mesditën e djeshme në degëzimin e fshatit Panarit-Vithkuq, Korçë, ku gjatë humbjes së kontrollit të automjetit të drejtuar nga Daniel Hyka, punonjës i Dejtorisë Pyjore në Korçë, fuoristrada me targa angleze K 679 EJM ka dalë nga rruga dhe ka rënë 20 metra në greminë.’

    Per mendimin tim faji total i qeverise makine qe punon per firme private shqiptare me targa angleze dmth nje makine qe ne 15 vjetet e fundit nuk ka pare kolaudim me sy !

  • Ky forum ka një lloj morri/ pseudonimsin selfo qorri/? Po si nuk the një fjalë ngushëllimi o magjar halldup? Herë del si “alfred”,herë si”doktori i terapisë”,herë si “babo” dhe gjithnjë ha e di çfarë? Fillon me gërmën “M…” !!??!? Gjeje?

  • Nderime “e vërteta”. Çmoj vleresimin tuaj por e dini si bëj unë me rracën e llapaqenëve,- i shperfill dhe ec para. Nuk i nxjer dot nga ujrat e kanaleve sado te mundohesh. Disa paguhen per këte puné. Sa per dijeni e di dhe se cili eshtë por nuk mund të bëj si ai sepse,… barazohem me të në “pabesi”? Nderime!

  • Zoti Zaimi, sja vlen, isha perseri ne Tirane, por spata kohe, ne mes te gushtit, jam perseri atje,
    Ndoshta kete rradhe do ta vazhdojme me birre.

    • Që kini ardhur ketu “horr merkel” dhe nuk me kini takuar s’kini bërë mirë? I nisa nje email Znj. Merkel ku i ankohem per ju. Mirësetëvini në gusht. Je i mirëpritur me birrë e me fernet si t’ja u dojë zëmra? Nderime horr merkel!

  • Ec perpara Pellumbo me zbulimin e grupeve armiqesore meqe e ditke kush jame…..kurse ty furtuna te them se ajo fjala qe fillon me M per mua eshte mjalti, kurse per ty muti,pse hidhe ne flake per nje qe na nxjerr shoferin cakerqejf, kur policia thote se doli mjeti nga rruga per arsye te tejra por jo se ai ishte i pire!Haje dhe te befte mire.

  • Që kini ardhur ketu “horr merkel” dhe nuk me kini takuar s’kini bërë mirë? I nisa nje email Znj. Merkel ku i ankohem per ju. Mirësetëvini në gusht. Je i mirëpritur me birrë e me fernet si t’ja u dojë zëmra? Nderime horr merkel!

  • Ngushellime familjes per humbjen e parakoheshme te njeriut te shtrenjte te tyre.Gjithashtu ngushellime dhe te gjithe miqve dhe bashkepuntoreve te saj,te cilet humben nje njeri,nje mike dhe nje bashkepuntore te afte dhe te devotshme.
    Me duhet te bej nje verejtje per disa komentues.Nuk eshte mire,qe ne kete rast mortor,te perdoren fjale dhe fyerje,te cilat rendojne gjendjen e shokt te familjareve te te ndjeres,te cilet kane nevoje per ngushellim dhe perkrahje.Ne te njejten kohe komente te tilla,nuk i nderojne,por i bejne njeres pa ndjenja dhe pa karakter komentues te tille.Ka te tjera lajme,ku mund te behen “turli” komente,por dhe ne keto raste duhet te tregohet gjithmone dhe pak qytetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *