Korçë, aksidentoi për vdekje këmbësorin, vihet në pranga

anazapta

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një kalimtari në qytetin e Korçës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në zonën e njohur si unaza veriore e qytetit, ku 53-vjeçari Petraq Save u godit nga një automjet.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe arriti ta identifikonte si Mariglen Veliterna, 37 vjeç, i cili drejtonte një makinë tip Golf 4, me targa NH 7618. Ai u vu në pranga nga uniformat blu të Korçës, jo shumë larg nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *