Korçë, makina merr flakë në ecje, shpëton shoferja

anazapta

Një tjetër makinë ka marrë flakë në ecje e sipër dhe këtë herë ngjarja u shënua në rrugët e qytetit të Korçës, rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, në lagjen nr. 10, rruga “Pano Xhamballo”. Policia u njoftua se ka marrë zjarr një veturë e markës “Smart”, me targa AA344GR, në pronësi të Sh. H., banuese në fshatin Neviçisht. Drejtuesja sa ka parë tymin dhe flakët, ka dalë me shpejtësi nga makina, duke shpëtuar pa dëmtime. Dëmet janë materiale dhe po hetohet shkaku.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *