Një e mitur është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit dhe për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, në lagjen numër 5 të qytetit, kur 15-vjeçarja me iniciale K. D., teksa ka tentuar të dalë nga shtëpia pasi ishte mbyllur me çelës nga e ëma, duke përdorur një çarçaf për të zbritur, ka rrëshqitur. Mësohet se e mitura banon në katin e pestë, por ajo ka arritur të zbresë deri në katin e dytë me çarçaf dhe më tej nuk ia ka dalë dot. Vajza ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia nisi hetimet.
