Një 39-vjeçar u mor nën akuzë në gjendje të lirë për “shkatërrim prone”, pasi ka dëmtuar derën e spitalit rajonal të Korçës, reparti i Urgjencës. Policia tha se pas denoncimit nga spitali, po hetohet i dyshuari I. P., 39 vjeç, i cili ka shkuar në urgjencë për të mjekuar djalin e tij të sëmurë dhe pasi ka pretenduar se nuk e kanë mjekuar në kohë, në shenjë hakmarrje ka thyer një pjesë të derës së brendshme të Urgjencës. Po dje u proceduan në gjendje të lirë D. Xh., 24 vjeç dhe R. L., 21 vjeç, pasi kanë rrahur Xh. S., 26 vjeç në Vërdovë.
