Korçë, nuk përfitojnë banesa sociale, protestojnë para Bashkisë

anazapta

Protestë para Bashkisë së Korçës nga banorët që nuk kanë përfituar banesa sociale, në listën që kaloi ky institucion tre ditë më parë. Vendimi për ndarjen e banesave sociale është dhënë nga Këshilli Bashkiak. Këshilli bëri shpërndarjen e banesave sociale me qira dhe shumë prej familjeve ishin të pakënaqura, duke hedhur edhe akuza në drejtim të krerëve vendorë. Banorët pretendojnë se banesat sociale me qira nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë dhe kërkuan hetime. Në total lista e të pastrehëve kishte 495 emra, por vetëm 95 prej tyre përfituan.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *