Në qytetin juglindor, 19-vjeçari Mikel Xhihani, është therur me thikë nga bashkëmoshatari i tij me iniciale M. Z., që u shpall në kërkim. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën, ku po merr trajtimin mjekësor. Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së mërkurë, ndërsa policia tha se ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e grindjes. Dyshohet se mes dy të rinjve që kanë pasur njohje, ka ndodhur një konflikt i çastit me motive banale, që më pas degjeneroi në përdorimin e armës së ftohtë.
