Korçë, përdhunon 20-vjeçaren, arrestohet i riu

Leda Hysa

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës ditën e djeshme, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze 20-vjeçare.

Sipas burimeve policore në pranga është vënë David P., 24 vjeç , ndërsa e reja është dërguar në spital ku i është nënshtruar një kontrolli mjekësor.

Ka qenë pikërisht vetë e dhunuara ajo e cila ka bërë kallëzim pranë komisariatit të Policisë së Korçës dhe ka akuzuar të riun për përdhunim.

Ajo ka deklaruar se i riu ka hyrë me forcë në banesën e saj, dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Policia e Korçës ka referuar materialet për veprën penale “ Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” , në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

***

*Foto kryesore është ilustrim

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *