Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në shkollën 9-vjeçare në Maliq, ku një vajzë 12 vjeçare ka marrë dëmtime të rënda në kokë.
Policia bën të ditur se 12 vjeçarja, duke luajtur me shokët dhe shoqët e klasës në orën e fiskulturës dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë dëmtime në kokë.
Gjithashtu bëhet e ditur se vajza pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga të dhënat e para, dyshohet se është ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
l.h/ dita
