Sektori për Aktet Terroriste dhe Krimet e Rënda bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e të kërkuarit Gani Mollaymeri, pasi Gjykata e Rrethit e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, si dhe “kanosje dhe armëmbajtje pa leje”. Më 3 mars 2013, në fshatin Moglicë, 26-vjeçari akuzohet se ka goditur me mjete të mprehta, (thikë), A. B., i cili është plagosur dhe dëmtimet e tij hyjnë në kategorinë e rendë për jetën në momentin e shkaktimit. Gjykimi ndaj Mollaymerit u bë në mungesë, deri në arrestimin e djeshëm.
