Policia kapi të kërkuarin Kosta Elezi, 34 vjeç, banues në Vërdovë, pasi Gjykata e Pogradecit, më 12 maj 2014, e ka dënuar me 20 ditë burg, për “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Kurse R. M., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 10, u shpall në kërkim pasi ka goditur me levë në kokë dhe trup duke plagosur A. L., 50 vjeç, pas një sherri. Në gjendje të lirë hetohet V. D., 29 vjeç, banues në Pogradec, që me mjetin “Opel” ka aksidentuar L. S., 42 vjeç dhe A. L., 44 vjeç, banues në Dishnicë, që në “Unazën” e qytetit ka bërë aksident dhe është plagosur pasagjeri.
