Drejtoria Rajonale për Kufitarin dhe Migracionin Korçë nisi hetimet në gjendje të lirë ndaj shoferit Turk Turkel, banues në Ankara të Turqisë. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, duke hyrë për në Shqipëri, gjatë kontrollit në automjetin tip kamion, me targa 35S2427 dhe rimorkio me targa 35S2757, u gjetën 5 klandestinë afgan. Policia tha se ndaloi Shahvali Heydari, 16 vjeç, Hosein Ahmadi, 14 vjeç, Ali Asghari, 19 vjeç, Milad Huseini, 13 vjeç dhe Mati Heydari, 16 vjeç, që u dërguan në një qendër pritje edhe për shkak të moshës së mitur.
