Një 24-vjeçare nga Korça është marrë në mbrojtje nga policia pas denoncimi për dhunën e ushtruar nga i shoqi mbi të. Gruaja është paraqitur në komisariatin e Korçës, ku ka denoncuar të shoqin për dhunë fizike dhe psikologjike, për motive xhelozie.
“Ditën e djeshme rreth orës 16.00 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme për shtetasen me iniciale J.Gj, 24 vjeçe, banuese në lagjen 9 në qytetin e Korçës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.