Korçë, pranga për korrupsion përgjegjësit të Tatimeve

redaktor

Policia e qytetit të Korçës ka vënë dje në pranga punonjësin e degës së Tatimeve, Gentian Rushi.
Ky i fundit akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Rushi, 38-vjeçar, përgjegjës në Drejtorinë e Tatimeve në Korçë, akuzohet se ka favorizuar disa subjekte kundrejt shumave të caktuara të parave si ryshfet duke mos i kontrolluar për detyrimet financiare. Operacioni është koduar “Butiku”, emër që është marrë nga bizneset që favorizonte i dyshuari, ndërsa janë kryer hetime për disa javë nga policia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *