Korçë, prerja e paligjshme e pyjeve, 7 persona nën akuzë

redaktor

Policia vendore, në bashkëpunim me Shërbimin Pyjor, ndërmori dje një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve, duke kapur 7 persona të dyshuar. Kontrolli u shtri në të gjithë qarkun e Korçës, kryesisht në Devoll dhe Pogradec. Shkak u bënë edhe ankesat e shumta të banorëve, që denoncuan dhjetëra abuzues që rrafshonin pyjet duke kontrabanduar edhe lëndën drusore, pasi po afron sezoni dimëror dhe ky biznes është fitimprurës në muajt e ardhshëm. Të dyshuarit do të ndiqen penalisht nga prokuroria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *