Pas rreth gjashtë muajsh hetime, Prokuroria e Korçës dërgoi dje dosjen në gjykatë për 4 të arratisurit e Burgut të Drenovës dhe 3 bashkëpunëtorëve të tyre. Mbi të burgosurit Tafili, Gora, Guri dhe Marashi, rëndon akuza e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa për 3 bashkëpunëtorët e tjerë akuzohen për dhënie ndihme të burgosurve. Në kërkesën e prokurorisë, është detajuar plani dhe mekanizmi i ndjekur nga 7 të burgosurit, të ndihmuar edhe nga tre të tjerë, po nën akuzë.
