Korçë, Rama: Do të hiqen tekstet alternative

Dita

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë ku zhvilloi një takim me mësuesit dhe me nxënësit më të mirë të këtij qyteti.

Kreu i qeverisë rishprehu qëndrimin për heqjen e teksteve alternative që i cilësoi një kancer për sistemin arsimor.

“Çka ka ndodhur këtë vit ka qenë jashtëzakonisht themelore për atë që do vazhdojë në vitin e ardhshëm dhe vitet e tjera, sepse jemi kthyer për të operuar sistemin e arsimit në qelizë. Rritja e të ardhurave dhe e mirëqenies janë të lidhura me dijen. Me një sistem arsimor që ne kemi trashëguar nuk kemi shans të rrisim mirëqenien aq sa duhet”, tha Rama

Gjatë vizitës në Korçë, shefi i qeverisë vizitoi edhe një biznes, ndërsa përsëriti apelin se nuk do te ketë më shpërndarje pa kriter të subvencionimeve.

“Përrallat e subvecioneve të shpërndara në qindra e mijëra thërrime për njerëz që pas kaq shumë vitesh janë akoma në stadin e bujkrobit, ne nuk dëgjojmë. Ne duam të mbështesim bujkun, fermerin shqiptar që kthehet në sipërmarrës”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *