Korçë, reshjet e borës shkaktojnë probleme në qarkullim

anazapta

Reshjet e borës që kanë përfshirë zonën juglindore të vendit kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Qarku i Korçës është zona ku qarkullimi është vështirësuar për shkak të trashësisë së borës në disa rrugë. Kështu, në Qafë Thanë raportohet se trashësia e borës arrin në 10-15 cm borë, ndërsa në zonat turistike, trashësia ka arritur në 50 cm. Gjithashtu, probleme paraqiten në Qafën e Qarrit dhe Qafë-Plloçë, pasi rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë. E njëjta situatë paraqitet edhe në akset Korçë-Boboshticë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *