Korçë, roja i nënstacionit elektrik arrestohet për vjedhje

redaktor

Zhdukja e shumë materialeve nga nënstacioni elektrik i fshatit Zëmblak ka çuar në qeli rojën si të dyshuar për “shpërdorim detyre”. Policia vendore tha se ndaloi dje Gjergji Lubonjën, 56 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë në detyrën e rojës pranë nënstacionit ( OST) Zëmblak, brenda një kontenieri në të janë vjedhur 11 shufra tokëzimi material bronzi, 725 kapikarda material bronzi, 200 m kabull tokëzimi, 100 m kabull material bakri dhe 370 kg mbeturina bakri, që mendohet se janë shitur për skrap.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *