Inspektoriati i Mjedisit ka proceduar dje penalisht me gjobë tre persona të cilët akuzohen për prerjen e bredhave në Parkun e Bozdovecit. Reagimi i këtij inspektoriati vjen pas denoncimit të ngjarjes tek autoritetet nga ana e banorëve. Tre personat e proceduar penalisht janë janë Viktor Shukulli, Rion Latka dhe Andrea Bame. Ata kanë marrë secili nga 800 mijë lekë gjobë, që u është vendosur nga ana e inspektorëve. Ndërkohë kryeinspektori Ergys Agasi theksoi se inspektimet në këtë qark po vazhdojnë.
