Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) ka vënë në pranga një oficer policie mbi të cilin rëndon akuza e ‘vjedhjes duke shpërdoruar detyrën’ si dhe ‘falsifikimi i formularëve’.
Polici 39-vjeçar me inicialet E.S mbante detyrën e O.P.GJ pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Korçë.
Sipas SHÇBA ndalimi i oficerit erdhi pas një denoncimi mediatik ndaj tij.
Ndërkohë në cilësinë e provës oficerit i është sekuestruar një telefon që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë.
v.l/ Dita
