Korçë, shkul me skrep kabullin, OSHEE denoncon punonjësin e Gjelbërimit

Dita

Dega e OSHEE-së në Korçë ka denoncuar dje një punonjës të Ndërmarrjes së Gjelbërimit, se duke punuar me mjet të rëndë për llogari të këtij institucioni, ka dëmtuar në pakujdesi telat elektrik dhe linjën që furnizonte me energji këtë zonë.

Policia vendore tha se mori nën akuzë në gjendje të lirë 28-vjeçarin J.M., banues në lagjen nr. 12. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen nr. 9, ku po kryhen punime nga ana e Ndërmarrjes së Gjelbërimit.

Pas marrjes në pyetje për këtë incident, 28-vjeçari u la në gjendje të lirë për hetim nga prokuroria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *