Korçë, shpërndarësi i drogës kapet në vjedhjen e dyqanit

anazapta

Një vjedhje dyqani në qendër të qytetit çoi policinë vendore në gjurmët e të dyshuarit. Ditën e djeshme u bë me dije arrestimi në flagrancë i Artur Nazifit, 27 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen nr. 9, ka vjedhur dyqanin e Th. L., i cili bëri denoncim në komisariat. Nga kontrolli i ushtruar i banesës të të dyshuarit, u gjetën si prova materiale çelësi i dyqanit të të dëmtuarit, kamera e sigurisë për të fshirë filmimet dhe një sasi prej 491 gramë lëndë narkotike hashash. Ndaj tij u ngritën dy akuza.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *