Policia vendore finalizoi mëngjesin e djeshëm operacionin antidrogë të koduar “Morava 1”, duke arrestuar dy të rinj të dyshuar si shpërndarës. Burime zyrtare nga Komisariati bënë të ditur se të ndaluarit janë Xhulian Sheme, 25 vjeç, banues në Moravë dhe shoku i tij Renato Dishnica, 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14 Korçë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, të dyshuarit Dishnica iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 qese farmaceutike, me lëndë të dyshuar si hashash, me peshë 2,6 gramë, që ia ka shitur i dyshuari Sheme.
