Korçë, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

anazapta

Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i një bombole gazi të ndodhur në orët e mesditës së djeshme në qytetin e Korçës. Shpërthimi është regjistruar në një apartament në lagjen numër 18 të qytetit jug-lindor dhe është dëgjuar fuqishëm në gjithë zonën përreth. Si pasojë e shpërthimit, Muhamet Myrtezai ka mbetur i plagosur rëndë me djegie të mëdha në trup. Ai është shoqëruar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe është rekomanduar mjekim me i specializuar në Tiranë. Dëme nga zjarri u shkaktuan edhe në apartament.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *