Policia vendore ndaloi të dyshuarin Blerim Bici, 38 vjeç, banues në Barç, pasi Gjykata e Rrethit e ka dënuar më 16 shtator me 2 muaj burg për “veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Po kështu u arrestua Aurel Plaka, 23 vjeç, banues në Pojan, pasi me motorin e tij ka aksidentuar fëmijën K. T., 7 vjeçe. Në mbrojtje u mor 37-vjeçarja V. L., që denoncon se në lagjen nr. 3 e ka dhunuar bashkëshorti A. L., 48 vjeç. Në gjendje të lirë hetohet Andi S., 25 vjeç, për goditje me grushte të K. P., 30 vjeç dhe Ramadan B., për prerje të paligjshme pyjesh.
