Korçë, sulmohet çifti në makinë, policia kërkon autorin

Ermir Ermir

Sulmohet një çift teksa ishin në makinë, me qëllim për t’u grabitur. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, në afërsi të Varreve të Dëshmorëve.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë në këtë zonë  periferike dhe të pandriçuar të Korçës. Sipas të dhënave të para, mësohet se makina me targë AB 426 CF ka qenë e ndaluar kur një person ju është afruar ndërsa drejtuesi i mjetit, një i ri identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka dalë nga mjeti ka vrapuar për t’u larguar ndërsa ka lajmëruar policinë.

Në të njëjtën kohë edhe autori është larguar për t’iu shmangur policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme.

Sakaq në komisariat është shoqëruar çifti për të dhënë sqarime për këtë ngjarje. Kjo është e disata herë që në të njëjtën zonë ndodhin grabitje apo vjedhje te dhunshme të automjeteve dhe personave që e frekuentojnë. / a2

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *