Një 58-vjeçar nga Korça i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në lagjen 13- të këtij qyteti, ku Skënder Xhamali u gjet i vetëvarur nga familjarët e tij. Shkaqet që e kanë çuar 58-vjeçarin drejt vetëflijimit mbeten të panjohura. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet.

NË DY DEKADA 5700 VIKTIMA PËR
GJAKMARRJE
Periudha pas vitit 1990 e në vazhdim konsiderohet si periudhë ku gjakmarrja ka kulmuar.Shkak për këtë janë bërë ndryshimi i sitemit dhe zgjimi i kanunit si rrjedhojë e një shteti demokratik në tranzicion dhe jo të fuqishëm për të luajtur rolin rregullues në zbatimin e proceseve demokratike.Po dhe tregues të tjerë negativ për shoqërinë e brishtë shqiptare, si krimi ekonomik, trafiqet, kontrabanda, korrupsioni, prostitucioni etj., u bënë burim i ri konfliktesh të thella, të cilat iu shtuan atyre të vjetra dhe sollën krimin zinxhir të gjakmarrjes. Sipas studimeve rezulton se në dekadën e fundit ,vrasjet e kryera me motiv gjakmarrjen zënë rreth 40 përqind të këtij krimi, shifra këto mjaft të larta.Për periudhën në fjalë janë dhënë nga gjykatat rreth 120 vendime të formës së prerë për çështje që lidhen me gjakmarrjen,kurse të dënuar janë 94 autorë të krimit.Viti me më shumë vendime penale për gjakmarrjen ka qënë viti 2004 me 28 çështje,ndërsa viti me më shumë autorë krimi të dënuar për gjakmarrje ka qënë viti 2006 me 22 autorë.
Shoqëria shqiptare në këtë tranzicion të stërgjatur,duke qënë e gjunjëzuar përballë krimit, korrupsionit, dhe të disa fenomeneve të tjera negative, është po aq e gjunjëzuar edhe para gjakmarrjes. Për gjakmarrje mund të vritesh si në Shkodër,Tropojë,Kukës apo Dibër, ashtu edhe në Korçë, Elbasan,Gjirokastër apo Sarandë,pra pa përjashtim në çdo regjion të vendit.
Shembuj të gjakmarrjes janë nga më skandalozet,si fjala vjen punonjësit e policisë që janë ndeshur me shkelësit e ligjit duke kryer detyrën shtetërore dhe rrinë të ngujuar,sepse nuk e ka falur hasmi,etj.
Para disa kohësh në Shkodër organet kishtare vendosen që vrasësi për gjakmarrje të çkishërohet,por kjo për mendimin tonë është një “masë dënimi” jo fort rezultative .
Me gjithëse arqipeshkvi Anxhelo Masafra ka theksuar se ne nuk jemi penduar me shpalljen e dekretit të çkishërimit, përkundrazi, jemi të bindur se kemi bërë veprimin e duhur. Por kërkojmë që shteti të bëjë detyrën e tij,duke u bashkuar në zhdukjen e gjakmarrjes të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare,thotë Masafra.
Ndaj rindërtimi i kuadrit ligjor që të ketë në bazë saksione sa më të ashpra për ata që vrasin dhe që mbajnë gjallë gjakmarrjen, është nga më frytdhënësit. Por edhe shumë institucione kanë përgjegjësitë e tyre dhe detyrimin moral, për një ribërje të procesit edukativ nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, një draft urdhrash nënligjorë nga ministria e Punëve të Brendshme ,sensibilizimi i opinionit nga organizatat dhe shoqatat joqeveritare,të cilat pak kanë bërë në këtë drejtim ,etj.,etj.
Sipas statistikave të Komitetit Kombëtar të Pajtimit të Gjaqeve,për 22 vite në Shqipëri janë 5700 veta të vrarë për gjakmarrje.Në vitin 2012 numri i vrasjeve për gjakmarrje ka arritur në 152 persona Vrasjet e femrave në vitin 2012 janë 10 herë më të larta se mesatarja vjetore gjatë viteve të tranzicionit. Nga 2-3 vrasje në ditë, kjo shifër ka arritur në 25 në vitin 2012.
Gjithashtu në Shqipëri janë 6500 persona që rezultojnë të fshehur ose të ngujuar si pasojë e hakmarrjes, ndërkohë që 6 011 fëmijë rezultojnë të mos shkojnë në shkollë, 129 prej të cilëve qëndrojnë në ngujim dhe në rrezik për jetën.