Korçë, vetëvritet 22-vjeçarja, tenton vetëvrasjen edhe i shoqi

anazapta

Një 22-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi sot në fshatin Ravonik të Korçës. Mësohet se 22-vjeçarja Qerime Hetemaj është gjetur e vdekur nga bashkëshorti i sa,j Alban Serjani. Në kushtet e tronditjes psikologjike, burri ka tentuar të vetëvritej me të njëjtën armë, por fatmirësisht është ndaluar në kohë nga familjarët e tij.

Ndërkohë, shkaqet e vetëvrasjes së vajzës së re mbeten ende të paqarta. Policia e Korçës bën të ditur se ajo kishte lënë një letër, në të cilën i kërkonte të shoqit falje për një veprim që kishte kryer. Hetimet vijojnë.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *