Korçë, vetëvritet me armën e shërbimit efektivi i policisë

anazapta

Një efektiv i policisë së Korçës është vetëvrarë mëngjesin e sotëm. Dornjel Milo, 30 vjeç, efektiv i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Korçës është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur në makinën e Milos, ku ndodhej bashkë me disa miq të tij. Mësohet se grupi i miqve kishin festuar deri vonë në një nga lokalet e qytetit.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Paraprakisht, mendohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak pakujdesisë pas konsumimit të alkoolit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *