Korçë, vidhen sërish flamujt e festës

anazapta

Grabiten sërish flamujt e vendosur si dekor feste në qytetin e Korçës. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë natës së kaluar flamujt e vendosur në shtyllat para katedrales “Ringjallja e Krishtit”, dhe disa të tjerë në bulevardin “Republika”.

Vjedhja e flamujve në rrugët dhe sheshet e Korçës është kthyer tashmë në fenomen. Disa ditë më parë, një tjetër vjedhje e këtij lloji u krye pak pasi flamujt e festës ishin vendosur në shtylla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *