Korçë, vidhet Posta, sulmohet polici, plagoset 46-vjeçari

anazapta

Tre krime kundër personit dhe pasurisë kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Korçë. M. M., 58 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohet se në lagjen nr. 7, për shkak të detyrës, ka kanosur me fjalë punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor, E. R. Kurse O. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Belorta, u shpall në kërkim pasi ka plagosur me thikë R. D., 46 vjeç. Dhe në fshatin Lozhan është konstatuar vjedhja e Zyrës së Postës, ku janë marrë 120 mijë lekë.  

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *