Korçë, zjarr në katin e tetë të pallatit, asfiksohet një person

redaktor

Një apartament në katin e 8-të të një pallati në qytetin e Korçës, është përpirë nga zjarri mesditën e djeshme, me pasojë një të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen 14 të qytetit juglindor. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në banesë ka qenë vetëm i zoti i shtëpisë, i cili si fillim ka tentuar t’i shuajë i vetëm flakët, por për pasojë ka pësuar djegie të lehta në pjesë të ndryshme të trupit. Flakët u shuan pas dy orësh nga zjarrfikëset, por duke lënë pas dëme të mëdha në shtëpi. I plagosuri ndodhet në spital, pa rrezik jete, kurse shkak ka qenë oxhaku i banesës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *