Tre gra, punonjëse në një magazinë ushqimore, janë asfiksuar pas një zjarri që ka përfshirë vendin e tyre të punës. Mësohet se punonjëset janë asfiksuar dhe ndodhen në spitalin e qytetit të Korçës, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Policia nisi hetimet dhe bëri me dije se po heton shkaqet e zjarrit që ra në një bazë ushqimore në fshatin Bregas, ndërkohë që zjarrfikëset vunë nën kontroll flakët. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në këtë magazinë, por dyshohet për një shkëndije elektrike, ose një pakujdesi.
