Në Korenë e Veriut zhvillohet këtë të shtunë ajo që pritet të jetë një nga festimet më të mëdha të bëra ndonjëherë, për të shënuar 70-vjetorin e Partisë së Punës që udhëheq vendin.
Një paradë e autoblindave ushtarake dhe raketave balistike ka nisur herët në mëngjes, me orën lokale, bashkë me parakalimin e trupave ushtarake.
Ndërkohë, lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong un do të drejtojë ceremoninë, por asnjë lider i huaj nuk do të marrë pjesë në të. Shira të dendura që ranë gjatë natës vonuan paksa nisjen e aktiviteteve.
Korrespondentë të mediave ndërkombëtare raportojnë se eventet e mëtejshme të së shtunës do të mbikëqyren me vëmendje për të parë armatimet e reja ushtarake, që do të tregojnë dhe ecurinë ushtarake të vendit aziatik.
Kur njoftoi planet për përvjetorin më herët gjatë vitit, qeveria e Penianit foli për armatura të sofistikuara, të përshtatshme për luftërat moderne.
Nuk dihet nëse lideri Kim Jong un do të mbajë një fjalim me këtë rast, edhe pse përvjetori shihet si një sinjal sfidues ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Lideri korean e nisi ditën duke bërë homazhe në nder të babait të tij Kim Jong il dhe gjyshit në Pallatin Kumusan, ose Pallati i Diellit, në Penian.

aaaaaaaaaaaa
kete ma nxirrni kryeartikull
duhet tu nxjerri mallin koperativisteve te blogut 😛
E duam shume koren :na kujton kohen e arte,kur ishim edhe ne fanari idemokracise!
Love, edhe une e dua kryeartikul kete si di kur! Nuk kemi asnje respekt qytetaret sot per ato dite!
Ah sikur Kim jong t’a kishte ftuar shokun berisha! Cfare fjalimi kilométrique alla Enver hoxha do ju kishte mbjatur!
Ky eshte argetimi i te gjithe qytetareve,qe marin pak vesh nga keto historira.
Pa keta legener te kesaj bote,nuk do te kishte bukuri kjo bote.
Kur dilte dylberi Enver ne tribume,kur bheshin parada te tilla,ju fliste me mendje
turrmes se hajvanizuar e te grumbulluar. { qe te jeshe i lumtur duhet te te ndjeke dhe te te besoje nje turrme si kjo timija ketu poshte tribunes }
Mire bejne qe i nxjerrin edhe keta se na u vrane syte duke pare perdite Edi Ramen, Ilir Meten dhe Lindita Nikollen.
Me zetore do ta mundin Ameriken keta?
Mbahu Kore e Veriut se edhe Kuba na tradhetoi, perndryshe kush do t’ia heqi mallin e kumandarit nostalgjikeve te blogut. Ky po e can bllokaden edhe me mire se enferri. Ia ka kaluar edhe Korese se Jugut qe po plas nga zilia per arritjet superlative te shokeve komuniste te Veriut. Ore po poetin e gazetes a e kane ftuar apo jo? I shkreti mbeti nje jete te tere duke i thurur vargje partise dhe udheheqesit te dashur dhe e meriton te jete ne tribunen e nderit.