Kore e Veriut, regjimi ka ekzekutuar 15 persona

Ornela

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un ka urdhëruar ekzekutimin e 15 personave këtë vit, mes të cilëve zyrtarë të lartë të regjimit të tij.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të shërbimeve sekrete koreano-jugore, të cilët gjatë një raportimi në parlament thanë se ekzekutimet janë kryer përmes skuadrave të pushkatimit dhe për akuza spiunazhi.
Mes personave të vrarë janë dy zëvendësministra që sfiduan liderin Kim për politikat e tij dhe anëtarë të një orkestre, saktësuan zyrtarët.

Lideri aktual i vendit më të izoluar në botë, Kim Jong un, në vitin 2013 ekzekutoi xhaxhain e tij, një zyrtar i plotfuqishëm, për tradhti dhe më pas të gjithë familjen e tij.
Krerët e inteligjencës së Jugut thanë se një prej zyrtarëve të vrarë ishte ministri i Pyjeve, i cili ishte ankuar për planin e regjimit për pyjet e Veriut.

“Justifikimi apo arsyetimi nuk funksionojnë me Kim Jong un dhe stili i tij i qeverisjes është të çojë përpara modelin e tij me çdo çmim”, tha Shin Kyung min, anëtar i komisionit parlamentar për shërbimet sekrete në Korenë e Jugut, duke cituar fjalët e një zyrtari të inteligjencës.

Zyra e zotit Shin tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se zyrtari në fjalë, të cilit i ruhet me rigorozitet anonimati, ka nënvizuar se ekzekutimet ishin një “panoramë” e kundërpërgjigjes ndaj asaj që Kim e cilëson sfidim të autoritetit të tij.

Ndërkohë, katër anëtarë të orkestrës Unhasu ishin mes personave të ekzekutuar. Flitet se bashkëshortja e liderit Kim, Ri Sol ju ishte një këngëtare e këtij grupi muzikor përpara martesës.

Një politikan koreano-jugor, Lee Cheol woo tha për agjencinë e lajmeve “Yonhap” se anëtarët e orkestrës ishin ekzekutuar për nxjerrje të sekreteve familjare.

Share This Article
4 Comments
  • Ama rregull qe ka!Shihni si rrine te rreshtuar ne stadium,sikur i kane hekurosur,si ne ne kohe te xhaxhit!Do ta qani me lot kete kohe o koreane,por s`keni per ta gjetur!Egzekutimet i mendon vetem udheheqesi,egzekutime te tjera s`ka,hakmarrje s`ka,vjedhje s`ka,korrupsion s`ka,kurvnilluk s`ka,konflikte pronash s`ka,droge s`ka,shendetsia falas,shkolla pa pagese,pa taxa,te gjithe ne pune.Te gjithe te varfer,veture ka vetem komandanti.Po me mire nje komandant me veture,se 100 halabake,qe deri dje s`kishin rrecka sot kapardisen me fuoristrada me xhama te zinj.Ti rri gjithe diten maje bicikletes dhe ate nuk e lidh dot pas shtylles se ta vjedhin!

  • Ka ekzekutu CIA me dron e pa dron nja peseqind vjet me procesverbal…(se ka edhe pa procesverbal)…ky te pakten ja ben nje gjyq po cunat e fermes se virginias ja bejne gjyqin ke kafja punes me ipad dhe laptop

  • Mire jua bene, ketu vidhet Banka e Shtetit dhe tallin prapanicen, vret 4 persona ne lokal dhe drejtesia tallet, vjedhin me te ashtuquajturen tendera dhe nuk denohen, bejne korrupsion deri ne 200 miljon euro dhe sju hyn gjem ne kembe duke djegur procedurat, vret ne bulevart me armet e shtetit dhe thote urdherova une e nuk denohet.Ky mire e ka qe ju fut koqen e plumbit se ndryshe nuk mbahet gjithe ajo popullsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *