Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot janë vetëm dy vende në të gjithë botën, të cilat nuk kanë nisur ende vaksinimin kundër Covid: Korea e Veriut dhe Eritrea.
Autoritetet e Koresë së Veriut, vazhdojnë të pretendojnë se pandemia nuk ka mbërritur asnjëherë në vend.
Ndërsa në Eritre, po përjeton valën e katërt të pandemisë por autoritetet e vendit nuk duan të bashkëpunojnë me organet e asistencës ndërkombëtare.
Në muajin shtator regjimi koreano-verior i diktatorit Kim Jong Un, refuzoi 3 milion vaksina kineze Sinovac që iu ofruan nga UNICEF në kuadër të programit Covax, që ka si objektiv pajisjen me vaksina të vendeve më të varfëra.
Koreja e Veriut u përgjigj se vendet e tjera kishin më shumë nevojë për ato vaksna. Dhe në korrik kishte refuzuar 2 milion doza Astrazeneca, për shkak të efekteve anësore, si dhe disa doza të vaksinës ruse Sputnik V.
Për të shmangur përhapjen e rasteve, regjimi koreano-verior vendosi të mbyllë kufijtë e vendit duke hequr dorë dhe nga shkëmbimi i mallrave me Kinën – e vetmja ekonomi e madhe që ka marrëdhënie të mira me Korenë e Veriut.
a.m/dita
