Korea e Veriut, ultimatum SHBA-së

Ornela

Korea e Veriut ka kërkuar kthimin e menjëhershëm të anijes së mallrave të konfiskuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar.

“Plaçkitje të paligjshme” e ka konsideruar shteti komunist veprimin e autoriteteve amerikane. Anija e mallrave që transportonte qymyr u ndalua dhe konfiskua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë pasi ka shkelur sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut nga SHBA dhe OKB-ja.

“Ky është një akt i stilit amerikan që përpiqet të na mbajë të nënshtruar duke bërë presion maksimalisht”, tha ndër të tjera Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut.

“Do të ishte gabimi më i madh nëse SHBA beson se do të mund të kontrollojë me forcë Korenë e Veriut“, vazhdon deklarata.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një anije koreano-veriore për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj shtetit komunist që ndalon tregtinë. Sanksionet janë vendosur si një përpjekje që regjimi i Kim Jong Un të heqë dorë nga programi bërthamor.

Koreja e Veriut ka 60 ditë afat për të apeluar vendimin e gjykatës amerikane që ka vendosur konfiskimin e anijes së saj, por nuk pritet që të ndërmarrë këtë hap. Nëse anija mbetet në duart e SHBA-së, atëherë Uashingtoni ka të drejtë ta shesë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *