Koreja e Jugut dezinfekton qytetet për të kontrolluar epideminë e koronavirusit

Leda Hysa

Koronavirusi i ri ka shkaktuar mbi 2,200 të vdekur në mbarë botën. Epidemia vijon të përhapet nëpër vende të reja, ku më në rrezik së fundmi paraqitet Koreja e Jugut, ndërsa Italia gjithashtu ka raportuar të paktën raste të reja.

Koreja e Jugut ka nisur dezinfektimin e qyteteve për të kontrolluar epideminë e koronavirusit të ri. Të premten vendi konfirmoi 52 raste të reja, duke e çuar në 156 numrin e bartësve të virusit. Stacionet e metrove dhe godinat e një sekti fetar lokal janë identifikuar si epiqendra të epidemisë.

Kryebashkiaku i Seulit njoftoi se është vendosur të aplikohen masa të veçanta në hapësirat ku njerëzit janë në kontakt të afërt, duke ndalur tubimet në sheshet kryesore dhe shërbesat në kisha. Një krizë e re epidemike është shfaqur edhe në Kinë, kur disa institucione të dënimit po raportojnë të paktën 500 të burgosur të infektuar me virusin.

Disa drejtues dhe oficerë të burgjeve janë larguar pasi kanë neglizhuar historikun e të dënuarve. Në rang kombëtar, numri i pacientëve bartës të virusit u rrit të premten me 900 raste në 75,500 ndërsa bilanci i vdekjeve mbi 2,200. Epidemia është përhapur në orët e fundit edhe në Itali ku në komunën e Lodixhianos në Lombardi janë raportuar të paktën tre raste të reja.

Pacientët kanë treguar se rreth 18 ditë më parë kishin darkuar së bashku me një person që ishte kthyer nga Kina, por kishin shfaqur simptoma të rënduara të mushkërive vetëm së fundmi. Personi transmetues i sëmundjes është izoluar ndërsa bashkëshortët dhe një tjetër qytetar po marrin ndihmën spitalore.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *