Tentoi të merrte një simbolikë të propagandës në Korenë e Veriut dhe dënohet me 15 vjet punë të rënda në burg. Studenti amerikan Otto Warmbier, 21 vjeçar, u arrestua për tentimin e tij për të vjedhur një shenjë propaganduese nga një hotel, kur po vizitonte Korenë Veriore në Janar të këtij viti.
Ai u gjykua dhe u dënua brenda një ore, në mëngjesin e së mërkurës, nga Gjykata Supreme e Koresë se Veriut, raporton Al Jazeera. Në një deklaratë para gjykimit ai ka pranuar fajin me arsyetimin se vjedhjen tentoi ta bënte që të marrë një “trofe” nga udhëtimi i tij. Koreja Veriore vazhdimisht ka akuzuar Uashingtonin, për dërgimin e spiunëve me qëllim të rrëzimit të shtetit, ndërsa Warmbier ishte duke udhëtuar përmes “Young Pioneer Tours”, agjenci e dekurajuar fuqishëm nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Shkoni,shkoni ne korene enveriste,se si filmi Sami Ameni do ta pesoni.!Po shkoni mor amerikane ne Boston,tek Astrit Cerma,tju tregoje deren e Lemes,para se te niseni per Kore!