Koreja e Veriut do të riaktivizojë reaktorin bërthamor, i ndaluar që në vitin 2007. Shteti komunist do të riaktivizojë reaktorin me fuqi 5 megavat në stacionin bërthamor në Jongbon, i ndaluar në vitin 2007 pas arritjes së marrëveshjes në Sei, për braktisjen e ambicies bërthamore në këmbim të ndihmave nga SHBA, Kina, Rusia dhe Japonia. Marrëveshja “ngriu” në dhjetor të 2008-s. Peniani bëri të ditur zyrtarisht se ky veprim do nxisë forcat bërthamore të Koresë së Veriut në sasi dhe cilësi. Koreja ka shprehur zemërim ndaj sanksioneve të OKB-së si dhe zhvillimit të një stërvitjeje të përbashkët ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut. Kohët e fundit, Koreja e Veriut i ka përsëritur shpesh kërcënimet drejtuar Koresë së Jugut dhe objektivave ushtarake amerikane. Ekspertët thonë se nëse rivihet në punë reaktori Jongbon, ai do të jetë në gjendje të prodhojë një bombë plutoniumi çdo vit. Shkencëtarët amerikane thonë se në këtë reaktor ka rreth 1000 centrifuga për pasurimin e uraniumit.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon thotë se kriza politike dhe diplomatike ka kaluar çdo kufi. Megjithatë, ai ka theksuar se e vetmja zgjidhje që ekziston janë negociatat.
Aman o Kore po pate hidhe te shpetoje nga e keqja.