Raketa e lëshuar nga Koreja e Veriut në 12 dhjetor, Unha-3, është në gjendje të fluturojë për 10 000 kilometra duke transportuar një ngarkesë të paktën 500 kg.
Lajmin e bën të ditur ushtria koranojugore, e cila ka analizuar serbatorin e karburantit në stadin e parë të lëshimit të raketës, e cila ra në det, për t’u nxjerrë më pas prej andej.
SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia dyshojnë se lëshimi i raketës në fakt është një test i maskuar i një rakete balistike e programuar për të çuar një kokë rakete bërthamore deri në SHBA.
Koreja e Veriut e lëshoi raketën në 12 dhjetor të këtij viti, me pretendimin se ajo ishte një satelit i lëshuar në hapësirë.