Koreja e Veriut ka regjistruar zyrtarisht viktimën e parë nga koronavirusi.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se viktima ishte infektuar me variantin Omicron të COVID .
Ndërkohë janë konfirmuar 18 mijë raste të reja me koronavirus.
Kujtojmë se Koreja e Veriut zbuloi infeksionin e parë me variantin Omicron të COVID një ditë më parë. Ndërsa udhëheqësi Kim Jong-un urdhëroi bllokim mbarëkombëtar.
Gjithashtu autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që COVID të mos shënojë përhapje të lartë në vend, ndërsa këshillohen që të respektojnë masat kundër koronavirusit .
j.l./ dita
