Koreja e Veriut mesazh Trump-it: Do ta zgjidhim këtë punë me zjarrin e armëve

Leda Hysa

Ishte Trump ai që ndezi “fitilin e luftës” me Korenë e Veriut, mësohet t’i ketë thënë agjensisë shtetërore ruse të lajmeve TASS ministri i Jashtëm koreano-verior.

“Me deklaratën e tij të papërgjegjshme dhe luftë ndjellëse në arenën e Kombeve të Bashkuara, Trump e ngacmoi situatën dhe ne duhet ta zgjidhim përfundimisht këtë punë, jo me fjalë, por me zjarrin e armëve”,  ka  thënë Ri Yong Ho.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e OKB-së muajin e kaluar, Presidenti amerikan kërcënoi ta shkatërronte vendin komunist e u tall me liderin e tij Kim Jong-un, të cilin e quante “njeriu raketë”.

Ri pohoi për TASS atë që duket se është bindja e plotë e lidershipit koreano-verior. Vendi i tij po fiton dhe në thelb përbën një kundërpeshë me vlerë ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Amerika, shteti agresor, nuk do të dalë nga e gjithë kjo e pandëshkuar”, ishte komenti i ministrit. Deklarata e tij pason javë të tëra përshkallëzimi të tensioneve mes dy vendeve, të nxitura nga testet e vazhdueshme bërthamore të Penianit dhe gjuha e ashpër dhe fyese e Trumpit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *