Koreja e Veriut testoi me sukses një raketë të mbushur me të ashtuquajturin karburant solid, njoftoi media shtetërore e vendit komunist.
”Pretendimi për këtë test erdhi nga lideri Kim Jong Un, në kohën kur po vizitonte zonën ku do të kryhej lëshimi i raketës”, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap, që citon agjencinë zyrtare koreanoveriore të lajmeve, KCNA.
”Suksesi i kësaj rakete do të shkaktojë terror dhe tmerr në zemrat e armiqve tanë”, deklaroi Kim.
Ky test vjen në ndërkohë të rritjes së tensionit në gadishull, që kur Pheniani realizoi një shpërthim bërthamor janarin e kaluar dhe lëshoi një raketë me rreze të gjatë veprimi në shkurt./E.T

“karburant solid”????????
karburant të ngurtë,e keni fjalën??